Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSh), Nagib Fejzi kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Rukiqi tha se ky aktivitet është në kuadër të organizimeve të procesit ekonomik mbarë shqiptar, duke kërkuar që të bashkohet potenciali ekonomik.
Sipas tij, qëllim është rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe krijimi i vendeve të punës.
“Ta bashkojmë potencialin ekonomik të hapësirave shqiptare. Ky potencial të shkon në shërbim të vendeve tona. Nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe nga Serbia, përkatësisht nga pjesa e Luginës së Preshevës”.
“Qëllimi i mbledhjes në Prishtinë është që ta përmbledhin një vit të aktiviteteve të forumin. Kemi vendos t’i shfaqim objektivat tona ambicioze për punën e forumit dhe që lidhet me rritjen e ndikimit të ndërmarrjeve shqiptare ne vendet ku ka shqiptar dhe punojnë e bëjnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithmonë në funksion të rritjes së mirëqenies të qytetarëve të vendeve tona dhe krijimit të vendeve të punës”.
Ai më tej u ka bërë thirre dy qeverive shqiptare që të përkrahin bizneset në projekte të përbashkëta e mos të jenë pengesë, raporton EO.
“Kjo është edhe një para thirrje dhe presion pozitiv për qeveritë e vendeve tona, që nëse nuk kanë mundësi të na përkrahin në projekte të caktuara të paktën mos të bëhen pengesë”.
Nagipi Fejzi nga FEMSh-ja tha se synim kanë tërheqjen e investimeve, duke shtuar se janë pro bashkimit të forcave ekonomike të trojeve shqiptare.
“Sot kemi edhe tre anëtarë të ri të cilët na kanë munguar qe një kohë mjaft. Për shkak se forumi është formuar me 31 mars të vitit 2017 dhe në atë kohë kemi qenë pro bashkimi të forcave ekonomike të trojeve shqiptare. Kam kënaqësi të dëgjojë kolegët e mi që çdo herë mundohet të ngritë forumin. Por është një bashkim i dhomave ku ne bëjmë një forcë”.
“Forumi ka vetëm një detyrë lobimin dhe heqjen e tarifave që ekzistojnë mes trojeve tona. Takim me Ministrinë e Bujqësisë, i cili mbeti shumë i kënaqur me formatin që e kemi dhe premtoi se do të jetë një bashkëpunëtor i fuqishëm i joni. Gjithashtu edhe ministrja e Bujqësisë së Shqipërisë është pjesë e jona dhe ajo lobon për heqjen e të gjitha tarifave që na pengojnë”.
Artin Hani nga diaspora, tha se Forumi Ekonomik është potencial për mbështetjen e biznesin dhe heqjen e barrierave, raporton EO.
“Forumi Ekonomik është një potencial shumë i madh për mbështetjen e biznesin dhe heqjen e barrierave të cilët biznesmen të ndryshëm po i përjetojnë”.
“… u bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që merren me biznes që të afrohen sa më shumë këtij bordi pa shoqatave të ndryshme për mbështetjen e bizneseve tona”.