Bëhen homazhe te vendi i rënies së heronjve Zhitia e Fazliu – Gashi: Duke nderuar të kaluarën do të ndërtojmë të ardhmen

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 13:40 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë bërë homazhe te vendi i rënies së tyre në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, që ishte edhe bashkëpunëtor i heronjve tha se vepra e tyre po mbetet gjallë dhe do të përkujtohet përjetësisht.

Sipas tij, duke nderuar të kaluarën do të ndërtojmë të ardhmen.

“Dy  nëntori është një ditë e veçantë  për shkak të dy kolosëve të çështjeve kombëtare. Unë fatmirësisht kam pasur fatin t’i njoh, të isha me ta në një celulë. Jemi te vendi i ngjarjes, heroikisht kanë ndërruar jetë, mirëpo vepra e tyre po mbetët gjallë dhe do të përkujtohet përjetësisht”.

“Mbi të gjitha po ndihemi të nderuar sepse fal gjakut të tyre, fal përkushtimit të tyre ne sot po e gëzojmë lirinë, duke e nderuara të kaluarën besoj që do të ndërtojmë të ardhmen”.

Të ngjashme