Sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë gjeneral Shaban Shala, ish-epror i UÇK-së dhe TMK-së.
Për nder të veprimtarisë së tij, bëhen homazhe tek varri i tij, duke filluar nga ora 12:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.
Shaban Shala, njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së.
Ai gjithashtu ishte edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.