Në sallën e Kuvendit Komunal sot është bërë çertifikimi i 13 kryetarëve të zgjedhur në Këshillat Lokale.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushtaku ka uruar kryetarët e rijnë për pozitën e tyre, raporton Ekonomia Online.
Tutje ajo shpreson se do të ketë bashkëpunim të mirë mes dy palëve dhe se për çdo problem do ta kenë derën e hapur.
Më vjen mirë që jemi mbledhur këtu për të shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe demokracinë e kryeqytetin, gjithmonë përfaqësuesit që vijnë nga celulat e para të pushtetit. Jemi në rrugën e parë për të pasur një demokraci në kryeqytetin tonë, ju do të jeni zëri i parë i kryeqyteti, kjo është tepër e rëndësishme posaqrisht kur në asamble ndahet investimet buxhetore. Prandaj këtu me iu thënë që të jeni zëri i fuqishme i qytetarëve, dhe të krijoni kontakte për çdo gjë. Jemi në planifikimin të buxhetit para shtatorit dhe iu bëjmë thirrje që të adresoni të gjitha kërkesat e juaja. Shpresoj që të kemi një bashkëpunim, dera për juve është gjithmonë e hapur”, tha Lushtaku.
Anëtari i këtij Komisioni, Leotrim Retkoceri ka uruar certifikimin e 13 kryetarëve të zgjedhur në Këshillat Lokale.
Ai ka thënë se padyshim do të bëhet më e mira për kryeqytetit dhe se kryetarët do të kenë ndihmën e komunës për realizimin e projekteve.
“Sot dua të ju përshëndets për angazhimin punën, mobilizim nëpër fshatrat që i keni bërë, nuk kam dyshim që do të bëni më të mirë për kryeqytetin. Do ta keni ndihmën tonë në realizimin e projekteve në lagjet e juaja. Do të mirëpresim edhe ngritjen e problemeve ku shumë shpejtë do të t’i zgjidhim në secilën lagje, dhe besoj që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim”, ka thënë Retkoceri.