Këngëtari nga Tirana që jeton në Holandë, Jon Tarifa, ka publikuar dy muaj më parë një këngë për presidentin në shkuarje të Amerikës, Barack Obama.
Kënga e tij me titull “Don’t go” (Mos shko), ka kaluar 800 mijë klikime për këto orë të publikimit dhe ka arritur të jetë pjesë e listës së Spotify, në rend me Sia, Niki Minaj e John Legend.
Kënga që i dedikohet presidentit Obama, shpreh simpatinë për personalitetin që për tetë vite udhëhoqi me shtëpinë më të madhe në botë, Shtëpinë e Bardhë.
Ky është një dedikim dhe gjest falënderues edhe në emër të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që sidomos pas zgjedhjes së Trump në krye të Amerikës, kënga dhe lajmi për “Don’t go” është shkruar në shumë prej mediumeve të njohura të botës, duke treguar simpati për tekstin dhe muzikën në dedikim të presidentit Obama.
https://www.youtube.com/watch?v=qtiyAFf9ix4