Ansu Fati po kalon një sezon shumë të vështirë me Barcelonën.
10-shi i ri i klubit, nga i cili pritej shumë pas largimit të Lionel Messit, më shumë po qëndron në infermieri sesa në fushë.
Ai viteve të fundit ka pasur dëmtime të rënda që nuk e kanë lënë të jap më të mirën në fushë.
Tani është dëmtuar sërish, ka probleme msukulore në kofshë, probleme që më së miri sipas mjekëve, largohen me operacion.
Por, kështu ai do të mbetej jashtë fushave deri në katër muaj dhe lojtari vendosi që të mos operohet, por të marrë një trajtim të veçantë dhe raportohet se do të rikuperohet brenda dy muajsh.
Lojtari tha se është i lumtur me mënyrën se si po shkon trajtimi, pasi u kap nga kamerat e El Chiringuito ne Madrid pas nje trajtimi te disa specialist.
19-vjeçari numëron 53 paraqitje me ekipin e parë, ka realizuar 18 gola.