Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli pritet që pas gjysmë ore të aterojë me aeroplanin e tij privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka bërë të ditur, djali i axhës së tij Rrahim Pacolli i cili ka dalë për ta pritur.
Ai ka thënë se prezenca e autoambulancës dhe veturave të Policisë në aeroport është një procedurë normale dhe nuk nënkupton diçka tjetër.
“Për gjysmë ore mendoj që do të arrijë. Është shumë normale që autoambulanca dhe Policia janë këtu,sepse e kanë punën e vet”.