Behgjet Pacolli përkrah Duan dhe Ritën për postimet: Vazhdoni të na bëni krenarë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, së fundi ka publikuar një fotografi të flamurit “Autochthonous” me simbole kombëtare shqiptare.

Në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta nga ana e serbëve.

E mbështetje Lipas i ka dhënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Dua ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë, teksa shton që ndonjëherë e vërteta dhemb.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”.

Të ngjashme