Kreu i AKR-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka marr leje për aterrim me aeroplanin e tij privat në Aeroportin e Prishtinës.
Në një postim në Facebook, i treti me radhë sot gjatë ditës për këtë çështje, Pacolli ka shkruar se shkaku i “inskenimeve” dhe “kërcënimeve” nga pushteti ndihet i pasigurt në vendin e tij.
“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterrim ne Prishtine.
Nuk di çka ka pasë nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk di pse ka pasë nevojë për “kërcënime”. Gjithë kjo më bën te ndihem i pasigurt ne vendin tim!”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE: