Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka ironizuar me ministrin në detyrë të Integrimeve Evropiane Blerim Reka, duke thënë se ai nuk di ta bëjë dallimin në mes të vendimit në mes të Masës së Përkohshme dhe vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Ekonomia Online.
Madje Behramaj e ka quajtur ministër të Integrimit të Serbisë në Detin Adriatik përmes Kosovës dhe Shqipërisë, duke aluduar në deklaratën e Rekës për krijimin e një korridori për t’i krijuar Serbisë dalje në detin Adriatik.
Ky është postimi i plotë i Behramaj:
Shihni perlën e radhës së Blerim Rekës, Ministrit të Integrimit të Serbisë në Detin Adriatik përmes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri i korridorit serb paska konstatuar mbrëmë shkelje të Kushtetutës, pa e ditur as dallimin në mes të Masës së Përkohshme dhe vendimit final të Gjykatës Kushtetuese.
O tranzitministër, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vetëm shkeljet tuaja të shumëfishta që ua keni bërë të drejtave themelore të njeriut, me nga dy herë brenda dy javëve.
Mosrespektimi i vendimeve nga kjo Qeveri do të thotë nuk duhet të jetë aspak befasi. Dhe, nuk ka si të jetë befasi kur as Ministri i Integrimeve nuk e dinë çfarë është Masa e Përkohshme dhe nuk arrin ta dallojë atë nga vendimet finale të Gjykatës Kushtetuese!
Tranzitministër, nëse nuk e kupton dot, lëre anash pak Kelsenin dhe lexoje Kushtetutën e Kosovës! 😉
Ky është postimi i Rekës të cilit i referohet Behramaj: