Skuadra zvicerane Sioni dhe Valon Behrami kanë ndarë rrugët.
Kjo ndarje duket paksa edhe si e papritur mes klubit dhe futbollistit shqiptar, ish reprezentuesi i Zvicrës.
“Valoni ka shprehur keqardhjen e tij që ai nuk mund të jepte potencialin e tij të plotë”, thuhet mes të tjera nga klubi zviceran.
Sipas tyre, Valoni do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Sioni dhe e vlerësojnë sinqeritetin e futbollisti 34-vjeçar.
Behrami mes të tjera i uron klubit suksese në vazhdim të kampionatit.
Ai është prej lojtarëve më të mirë shqiptar, që ka dhënë kontribut të madh për kombëtaren e Zvicrës dhe ka luajtur në klubet e ndryshme, që nga Italia, Anglia.