Behrami kapiten i Zvicrës ndaj Suedisë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 10:59 | Nga

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami do të jetë kapiten i Zvicrës në duelin e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror kundër Suedisë, shkruan “20 min”.

Behrami do të jetë kapiten në mungesë të të suspenduarit Stephan Lichtsteiner, përcjell albinfo.ch.

Lichtsteiner mori karton në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, që ishte i dyti për të në këtë Botëror.

“Unë jam edhe më krenar që kam veshur këtë fanellë”, është shprehur Behrami.

Mesfushori shqiptar kishte impresionuar kundër Brazilit, duke ndalur në veçanti Neymarin.

Kandidat për kapiten ishte edhe Granit Xhaka, i cili ishte kapiten ndaj Panamasë në një ndeshje miqësore në fund të marsit.

Behrami po luan në Botërorin e katërt në karrierën e tij, derisa ka luajtur edhe në dy Kampionate Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme