Analisti Artan Behrami tha se kryeministri Kurti po e largon vëmendjen nga temat kryesore, duke bërë veprime populiste.
“E ke një kry një kryeministër, kur PDK e ka një prezentim tepër të mirë në Kuvend për kontrata njëburimore, ku njerëzit pajtohen me ju dhe të nesërmen e çon Sveçlën në Veri i ndërron 2-3 tabela dhe u kry”, tha ai në Pressing.
“Pra i shfrytëzon temat populiste për mi mbulu temat e tjera”, u shpreh ai.
“Problemi është te populizmi, me i tregu njerëzve që po i mashtron”, shtoi Behrami.