Behrami: Kurti po e shkel sërish Kushtetutën, afati 48-orësh për thirrjen e seancës drejt skadimit

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me afatin 48-orësh për thirrjen e seancës, duke pretenduar se deri tani nuk është pranuar asnjë ftesë për mbajtjen e saj.

Behrami ka deklaruar se afati obligativ prej 48 orësh është drejt skadimit dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se përmes Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut po e shkel Kushtetutën.

“Për pak minuta kalon afati obligativ prej 48 orësh për thirrjen e seancës. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë ftesë”, ka shkruar Behrami.

Ai ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj Kurtit, duke thënë se, përmes përfaqësuesve të tij, “po e shkel sërish Kushtetutën”.

“Do me na marrë në qafë ky kriminel”, ka shkruar ndër të tjera Behrami në reagimin e tij.

Deklaratat e deputetit të zgjedhur të PDK-së vijnë në një kohë kur në qendër të debatit politik është procedura dhe afati për thirrjen e seancës.

Të ngjashme