Behrami: Nuk besoj që Specialja lejon Thaçin në ceremoninë e varrimit të babait

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish- presidentit Hashim Thaçi tha se nuk kanë deri më tani informacione se a do të lejojë Gjykata Speciale në Hagë pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij Haxhi Thaçit nesër në varrezat në Burojë të Skenderajt.

“Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk besoj që ai nesër të lejohet në ceremoninë e varrimit. Sot është një ditë pikëllimi për të gjithë bashkëpunëtorët e presidentit Thaçi, mbi të gjitha edhe për familjen Thaçi. Sot ishim bashkë me kandidatin për kryeministër z. Bedri Hamzën për të shprehur ngushëllime për familjen e presidentit Thaçi”, tha Behrami.

Të ngjashme