Behrami për vrasjen e 27 vjeçarit : S’është aksident, por produkt i brutalitetit të këtij pushteti

Prishtinë | 08 Kor 2025 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, reagoi lidhur me ngjarjen tragjike në Lipjan, ku një 27 vjeçar ka vdekur në rrethana të paqarta derisa është arrestuar nga pesë zyrtarë policorë. Ai tha se brutaliteti i policisë, varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin shtetin.

Postimi:

Brutaliteti i Policisë në një shtet varet nga agresiviteti i atyre që e udhëheqin.

Ditë më parë, para Kuvendit të Kosovës, patëm shenja të këtij brutaliteti, të cilat u relativizuan në tallje.

Sjelljen agresive të ish-Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndaj një qytetari, e shpërfaq më së miri brutalitetin, i cili ushqehet nga lart-poshtë.

Vrasja e Agon Zejnullahut nuk është aksident: është produkt i brutalitetit të këtij pushteti.

Të ngjashme