Behrami pësoi lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Milanit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Valon Behrami ka marrë një lëndim muskulor të dielën në ndeshjen që Genoa e fitoi 2:1 si mysafire e Milanit në Serie A.

Behrami u zëvendësua në minutën e 63-të për shkak të problemeve muskulore në këmbën e majtë. Gjendja e Behramit do të vlerësohet në ditët e ardhshme për të parë se sa gjatë do të mungojë, shkruan “Calciomercato”, transmeton Koha.net.

Behrami 34-vjeçar u transferua në janar te Genoa, pasi shkëputi kontratën me klubin zviceran Sion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme