Mirëmëngjesi nga Haga!
Pikërisht në përvjetorin e intervenimit të NATO-s për parandalimin e pastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, Gjykata Speciale, sot përmes seancës të radhës statusore, vazhdon përpjekjet për të rishkruar historinë e luftës tonë çlirimtare.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila nga kjo gjykatë po konsiderohet si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ dhe udhëheqësit e saj që sot po mbahen në Hagë ishin në koordinim të plotë me NATO-n dhe Perëndimin 23 vjet më parë!
Prokuroria e Gjykatës Speciale vazhdon t’i fsheh provat shfajësuese për krerët e UÇK-së, vazhdon t’i rrisë dosjet me dëshmitarë, të cilët fare nuk e dijnë që kanë përfunduar në listat e tyre!
Kjo gjykatë politike duhet të krijojë parakushte për një proces fer dhe pa vonesa artificiale.