Behrami rikthen deklaratat e Hashim Thaçit për ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami teksa uron Kosovën për “Ditën e Forcës” ka ndarë edhe një video me disa nga deklaratat e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

“Nderime atdheut! FSK-përjetësisht në mbrojtje të Atdheut dhe në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Behrami,

Ndërsa në video që ka shpërnda, është një pjesë e Thaçit i cili kishte thënë se ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes.

“Ushtria jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqe në vend, rajon dhe kudo që është e nevojshme në botë”, kishte thënë Thaçi.

Ai ishte shprehur edhe krenar për arritjet e ushtrisë së Kosovës.

“Si President dhe Komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës jam krenar për arritjet dhe sukseset tuaja”, kishte deklaruar ish-Presidenti Thaçi.

Dhe një tjetër deklaratë e ish-Presidentit ishte edhe ajo se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve pa as edhe një dallim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim dhe mbrojte të qytetarëve dhe pronës së tyre pa asnjë dallim. Kosovë urime ushtri”, kishte uruar Thaçi.

Të ngjashme