Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, ka vizituar në QKUK babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i shtrirë aty që disa ditë.
Ish-këshilltari i Thaçit tha se gjithnjë e ka impresionuar vullneti i pathyeshëm i Hashim Thaçit në rrethana të vështira, në rrethana të jashtëzakonshme, por sipas tij, kjo u vërtetua se e ka të trashëguar nga babai i tij.
Postimi i plotë:
Gjithmonë më ka impresionuar vullneti i pathyeshëm i Hashim Thaçit në rrethana të vështira, në rrethana të jashtëzakonshme.
Tani pasi pashë bacën Haxhi në rrethana jo të lehta, e kuptova se qëndrimin stoik, mosdorëzimin, shpresën dhe pozitivitetin e ka të trashëguar nga ky.
Asnjë dhembje, madje as ajo e padrejtësisë, nuk e ka fuqinë ta gjunjëzojë bacën Haxhi.