Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) thotë se brenda pak ditësh do të fillojnë reshjet e borës.
Sipas IHMK-së, muaji dhjetor do të ketë reshje më të theksuara të borës sesa në vitin e kaluar. Këto reshjet do të na shoqërojnë gjatë natën por me reshje të dobëta, ky mot pritet të jetë diku deri në datën 18 dhjetor.
Besim Aliu nga IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat do të jenë mesatare diku nga 4-6 gradë celsius, temperaturat mesatare maksimale, kurse ato minimale do të ulen deri në 12 apo diku 13 gradë celsius.
Reshjet e borës priten që në viset malore do të jenë më të theksuara kurse në viset e ulëta varësisht në cilin territor d.m.th në Dukagjin do të jenë më pak të theksuar kurse në rrafshin e Kosovës pak më shumë të theksuara.
Ndërsa nga viti i ardhshëm priten që reshjet e borës të jenë më intensive, këto reshje priten në muajin janar të vitit 2017.