Bëhuni gati edhe për më shumë propagandë ekonomike

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 19:03 | Nga Shenoll Muharremi

Kur dikush tenton të ju injektojë propagandë ekonomike, gjithmonë kujtojeni Benjamin Disraelin. Tash pasiqë do të përfundojë regjistrimi i popullsisë, duket se numri i banorëve rezidentë mund të zbresë për deri në 20%. Kjo do t’i ndryshojë dhe modifikojë të gjithë statistikat ekonomike të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, kryeministri, sidomos ministri i financave kanë luajtur një rol proaktiv në përdorimin e njëanshëm të të dhënave me e paraqitë gjendjen socio-ekonomike më të mirë sesa që është.

E vërteta është që inflacioni na ka shkatëruar ekonominë, bizneset dhe fuqinë blerëse të familjeve. Qytetarët e familjet më së miri e dijnë në lëkurën e tyre se sa e vështirë është bërë gjendja e tyre financiare 2-3 vitet e fundit.

Kemi folur disa herë që disa shifra të zhvillimit ekonomik nuk përkthehen në rritje kualitative të mirëqenies dhe kushteve të qytetarëve, famijleve dhe bizneseve. Ekonomia mundet me u rritë 5% edhe ku një kompani e vetme fiton 500 milion euro më shumë në vit, por ato i qet jashtë vendit së është një kompani e huaj. Qytetari e famljet nuk jau shofin shumë hajrin kësaj rritjeje.

E tash, më një numër rreth 1.5-1.6 milion banorë rezident, statistikat socio ekonomike do të duken më atraktive. Edhe BPV për frymë do të rritet. Do të zvogëlohet numri i atyre që nuk janë në tregun e punës. Do të rritet punësimi.. .do të zvogëlohet numri i atyre që kërkojnë punë, apo papunësia.

E qeveria, sipas trendeve dhe praktikave që kanë përdorur vitet e fundit do provoj të përfitojnë nga kjo. Por ne nuk duhet të harrojmë një thënie të rëndësishme angleze.

Ashtu siç tha Benjamin Disraeli “Ka tre lloje të gënjeshtrave: (a) Gënjeshtra; (b) Gënjeshtra të Mallkuara; dhe (c) Statistika”.

E ne publiku, rritjen e mirëqenies do ta masim kur shkojmë në market dhe kur paguajmë faturat tona. Aty do shifet dhe vërtetohet si po funksinon ekonomia jonë. Gjitha të tjerat janë “statistika”.

Të ngjashme