Behxhet Pacolli nuk meriton bust në Shqipëri dhe pikë dhe atë as për datëlindje e as pas datëlindjes!
Janë dhjetëra e qindra heronj që nuk kanë bustet e tyre, por që kombit i kanë dhënë gjymtyrë trupi, gjakun, jetën dhe familjen!
Adem Demaçi meriton bust në Shqipëri, kudo!
Ukshin Hoti meriton bust në Shqipëri, kudo!
Adem Jashari meriton bust në Shqipëri, kudo!
Tahir Sinani meriton bust në Shqipëri, kudo!
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci meritojnë bust në Shqipëri, kudo!
Imer Krasniqi dhe cilido dëshmor tjetër meritojnë bust në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare.
Kurrë nuk duhet t’i ngrihet bust Behxhetit, as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Një gjë duket e qartë tashmë, paraja bën buste dhe shkruan histori, fatkeqësisht.
Një zot e di çka u thuhet vizitorëve që nuk e njohin Behxhetin kur ta vizitojnë atë vendin ku do të vendoset busti i tij. Fëmijët atje, do të binden rrejshëm që ky ka dhënë shumë për Kosovën dhe është hero i gjallë- sa e dhimbshme bre është kjo.
Por, kur ke para, i bën surpriza vetes dhe thua: “Faleminderit për këtë surprizë! Rroftë populli shqiptar! Rroftë datëlindja ime!”.