Beiqi dhe Saboviq përfaqësojnë Kosovën në ‘Paris 2024’

Prishtinë | 03 Kor 2024 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë dy sportistët e radhës që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

‘Paris 2024’ do të startojë më 26 korrik në Paris. Tashmë është konfirmuar së Beiqi dhe Saboviq do të përfaqësojnë vendin tonë në sportin e notit.

“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Hana do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Adelli në 100 metra stil i lirë.

Adelli është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Të ngjashme