Çdo njeri dëshiron të ketë dhëmbë të shndritshëm, të bardhë si bora.
Megjithatë, kohët e fundit, dhëmbët e verdhë janë bërë një problem i përbashkët për shumë njerëz. Zbardhja e dhëmbëve përmes produkteve të ndryshme shpeshherë është një gjë e kushtueshme dhe kjo mund t’ju pengojë për realizimin e dëshirës suaj për zbardhjen e tyre.
Sidoqoftë, do të befasoheni dhe gëzoheni kur do ta mësoni se ekziston një mënyrë shumë më pak e kushtueshme dhe shumë më e thjesht për zbardhjen e dhëmbëve, si dhe më e mira e kësaj është se produkti veçse gjendet në shtëpinë tuaj! Ju sjellim 5 mënyrat si t’i zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale dhe pa kosto.
Përbërësit: Vetëm banane. Lëkurat e bananeve përmbajnë potassium, magnez dhe acid që ndihmojnë në heqjen e njollave në dhëmbë. Në mënyrë të ngjashme fibrat e saj ndihmojnë në pastrimin e smaltit të dhëmbëve. Megjithatë nuk ka fakt shkencor që lëkurat e bananeve bëjnë zbardhjen e dhëmbëve.
Fillimisht e hapni bananen nga poshtë deri lart. Merrni një pjesë të pjesës së brendshme të lëvores dhe filloni ta fërkoni atë për dhëmbëve tuaj.
Fërkimi duhet të zgjasë për dy minuta dhe duhet të siguroheni se e keni fërkuar çdo dhëmbë që e keni me materialin që gjendet brenda lëvores.
Përderisa e bëni këtë, mineralet do të absorbohen në dhëmbë dhe kësisoj do të fillojë zbardhja e dhëmbëve.
Zbardhja e dhëmbëve me lëng limoni
Limoni rekomandohet shumë tek ata persona që i kanë dhëmbët të verdhë për shkak të nikotinës. Mund të bëni shpëlarje me lëngun e limonit ose të fërkoni direkt tek dhëmbët lëkurën e tij. E njëjta metodë mund të përdoret edhe me lëkuren e portokallit.
Kombinimi sodë bikarboni dhe limon është shumë i efektshëm për zbardhjen e dhëmbëve. Mund të vendosni pak sodë bikarbon e më pas disa pika lëng limoni te furça e dhëmbëve në vend të pastës dhe t’i lani dhëmbët në mënyrë shumë të ngadaltë dhe delikate, pasi po t’i fërkoni shumë fort rrezikoni të shkaktoni efektin e kundërt nga ai që dëshironi. Mund ta aplikojmë këtë metodë vetëm 1 herë në javë, dhe jo më shpesh.
Zbardhja e dhëmbëve me shafran indie
Blogerët e bukurisë janë plot e përplot me sekrete e receta speciale për të na bërë të dukemi bukur. Dhe kësaj here, blogerja Farah Dhukai, ka sjellë një metodë vërtet fantastike për të zbardhur dhëmbët. Dhe kjo vetëm me dy përbërës. Ajo kombinon një lugë me vaj kokosi, me pak shafran indie, një erëz antike mjekësore, e cila ndihmon në pastrimin e kariesit, që shkakton ngjyrosjen. I përzien derisa të krijon një pastë dhe me anën e një furçe dhëmbësh, e fërkon atë në dhëmbë.
E mban përzierjen për 5 minuta në dhëmbë dhe më pas e shpërlan. Farah shpjegon se sigurisht rezultati nuk do të shihet që në herën e parë, por brenda shumë pak javëve do të vëreni ndryshimin. Një mënyrë tjetër, është edhe ajo vetëm me vajin e kokosit i njohur për “pastrimin e thellë”, shpëlarja e gojës me një lugë gjelle vaj kokosi, eliminon dhe nxjerr jashtë bakteret e dëmshme që prishin dhëmbët tuaj dhe shkaktojnë erën e keqe.Përveç kësaj, vaji i kokosit gjithashtu mund t’ju ndihmojë t’i mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm dhe të bardhë. Të gjitha këto efekte janë rezultat i fuqisë antimikrobiale që ka vaji i kokosit.
Vaji i kokosit është një nga zbulimet e fundit. Mënyra më e mire për ta përdorur është duke e shpërlarë gojën me këtë vaj, apo duke vendosur 2-3 pika te brusha e dhëmbëve.