Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se taksa ka pasur efekt në aspektin ekonomik, por edhe politik.Berisha ka thënë se Kurti ‘le t’i bëjë llogaritë mirë me ‘Bradhërhudin’ e vet’.
“Për të gjithë të ashtuquajturit ekspertë, taksa ndikoi në rritjen e veprimtarisë bujqësore, rritjes ekonomike. Pse i gjithë ky presion që taksa të hiqet. Të gjitha aktivitetet e juaja qe 15 vite kanë pasur vetëm një qëllim, ardhja në pushtet. Tradhtia mbetet tradhti. Nuk e di a jam i vetmi unë që besoj se ky koalicion është më i natyrshmi që ka ndodhur. Ne sot rrezikojmë që të arriturën e vendit, ta lëmë në dorën e mashtruesve, eksperimentuese dhe vëllazërive të çuditshme. Se nuk do të mundet kjo qeveri me i përballu presionit, e di që nuk do të mundet. Se a do të heq kjo Qeveri taksën, nuk kam dilema, se a do të nënshtrohet Albin Kurti Serbisë, do t’i nënshtrohet, por këtu është mirë me i bë llogaritë për vete dhe me ‘Bradhërhudin’ (ang: Brotherhood/Vëllazëri/ v.j) e vet, se ne nuk do ta lejojmë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se VV-ja do ta kthej Serbinë në Kosovës vetëm për të qëndruar në pushtet.
“Ju për me mbajtë pushtetin keni me kthy Serbinë në Kosovë nëse ju lejojmë, ju bëj thirrje që në cdo rast të vendosni Kosovën para interesit personal. Lista Serbe, a mos rasisht jeni bashkë, edhe ju jeni tradhtar e shpijuna e tana t’zezat e s’jemi na”, ka thënë ai.