Bekë Berisha: Flas me forcën e argumenteve, nuk është në traditën time ta fyej dikë

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Bekë Berisha ka reaguar ashpër kundër një lajmi të rremë në një faqe në rrjetin social Facebook “ALKS PRESS”.

Berisha e ka quajtur të pa vërtetë dhe me qëllim thellimin e përçarjeve në skenën politike dhe për disa klikime më shumë.

“Ditëve të fundit, një faqe në rrjetin social facebook, e quajtur “ALKS PRESS” ka publikuar një lajm se kinse unë, Bekë Berisha në një intervistë kam thënë se ‘ata që e votojnë Albin Kurtin, e kanë vendin në Shtime’. Kjo është e pa vërtetë dhe ka për qëllim thellimin e përçarjeve në skenën politike, dhe për disa klikime më shumë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk është në traditën familjare dhe karakterin e tij të fyej ose flas diçka që bie ndesh me rregullat e demokracisë.

“Nuk është as në traditën time familjare, as në karakterin tim si përfaqësues i qytetarëve, e as në fjalorin e partisë të cilën e përfaqësoj që të fyej ose flas diçka që bie ndesh me rregullat e demokracisë. Unë gjithnjë kam folur me forcën e argumenteve, por pa degraduar asnjëherë në komunikimin tonë politik”, ka shtuar Berisha.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe tendencioze, dhe të respektohet mendimi ndryshe.

“Pra, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, mos të bien pre e lajmeve të rreme dhe tendencioze. Ne jemi në parti të ndryshme dhe me bindje ndryshe ndaj njëra-tjetrës, por gjithmonë duke respektuar mendimin dhe bindjen e tjetrit. As sot, e as kurrë nuk ndodh që unë të devijoj nga rruga e drejtë dhe nga fjalori tradicional i yni i përcjellur brez pas brezi”, ka përfunduar Berisha.

https://www.facebook.com/444635682281116/posts/3388854527859202/?extid=0&d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme