Bekë Berisha: Guximi im për çlirimin e atdheut do të jetë arma kryesore për të udhëhequr dinjitetshëm

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha dhe përvoja e tij shumë vjeçare në skenën politike ka bërë që puna e tij të pëlqehet nga qytetarët dhe tu garantoj atyre një të ardhme të ndritur.

Berisha u garanton qytetarëve trajtim të barabartë, dhe punë në secilën lagje e fshat.

Një kandidat si Bekë Berisha me planprogramin e tij nuk përmend guximin e tij rinor në Luftën për çlirimin e atdheut, pasi ajo do jetë peshë e personalitetit të tij që të udhëheq dinjitetshëm.

Postimi i plotë:

Bekë Berisha, kandidati për Kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka :

  • Përvojën 15 vjeçare në skenën politike dhe Programin praktik për drejtimin dhe realizimin e Projekteve zhvillimore në Komunën tonë.
  • Besnikërinë dhe përgjegjësinë individuale me këmbëngulje për përparimin e Istogut brenda një mandati.
  • Guximin atdhetar, njerëzor e intelektual që të kryej punë të mëdha , të punoj për të gjitha lagjet e fshatrat, njëjtë, duke i trajtuar të gjithë qytetarët të barabartë, për një të ardhme më të ndritur.
    Bekë Berisha, si Kryetar i Komunës së Istogut, detyrën dhe guximin e dëshmuar në moshën rinore, në Luftën për çlirimin e atdheut, nuk do ta përdor as si petk e as si privilegj, por do ta ketë si peshë mbi personalitetin e tij për një udhëheqje të barabartë e qytetëruese, pa dallime partiake e kombëtare.

Të ngjashme