Bekë Berisha ka një lutje për Dejona Mihalin: Mos e nguc Enverin se është pa qef!

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 12:01 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, të martën ka pasur një porosi publike për Dejona Mihalin, anëtare e VV-së, raporton Ekonomia Online.

Mihali, e cila është nga Shqipëria, zyrtarisht është koordinatore e Komiteteve në Vetëvendosje, por njohës të strukturave të kësasj partie, siç është ish-zv.kryeministri dhe deputeti Haki Abazi, kanë thënë se ajo kontrollon pothuajse gjithçka në parti, përfshirë fjalimet e deputetëve.

“Dejona, në qofsh duke na shikuar: Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vijë aty; mos ma nguc Enverin sidomos pse është pa qef”, u shpreh Berisha.

Deri te kjo situatë erdhi pasi Berisha e pyeti komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, se a po ndikohet nga pushteti, duke e përmendur Dejona Mihalin.

Sogojeva-Dermaku tha se ajo është e lirë gjithmonë në punën e saj dhe se nuk është e ndikur politikisht.

Me këtë rast reagoi deputeti i VV-së Enver Dugolli, i cili kërkoi që të mos lakohen emra dhe të mos paragjykohet se dikush nga jashtë është duke ndikuar.

Të ngjashme