Bekë Berisha: Kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty heq dorë nga akuzat për UÇK ndërsa Kurti dhe VV ende e mbajnë frontin

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Sot ishte paraparë që para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, të raportojë shefi i AKI-së, Petrit Ajeti. Kjo mbledhje dështoi për shkak se deputetët e VV-së në këtë komision bojkotuan qëllimisht mbledhjen e sotme. Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherit anëtar i këtij komisioni.

‘Kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty ka heq dorë nga agjenda ruse/serbe dhe nga akuzat kundër UÇK-së, derisa Albin Kurti dhe VV-ja hala t’u e mbajt frontin’, ka shkruar Berisha.

Reagimi i plotë:

Takim me shefin e AKI së

Paramendo kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty ka heq dorë nga agjenda ruse/serbe dhe nga akuzat kundër UÇK-së, derisa Albin Kurti dhe VV-ja hala t’u e mbajt frontin.

Sot, VV-ja e bojkotoi raportimin e shefit të AKI-së për këtë skandal ndërkombëtar, për të cilin Qeveria e jonë nuk e thotë asnjë fjalë.

Albin Kurti tashmë është pozicionuar kundër UÇK-së dhe Amerikës edhe si kryeministër.

Të ngjashme