Kandidati për Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në një postim në faqen e tij zyrtare ka kujtuar 22 vjetorin e natës së errët të pritjes të Bishtazhinit.
Ai 27 janarin e kujtoi si rënie heroike të trimave të UÇK-së që ranë në luftime në katër prita për 24 orë, ku serbët kishin nxënë prita për kolonën e djemve që po shkonin për armë në Shqipëri.
Beka në postimin e tij gjithashtu i kujtoi edhe 28 dëshmorët dhe shumë të tjerë të plagosur që nuk e ndalën vullnetin për luftë e liri.