Kandidati i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e thirrur nga OVL-UÇK, e cila do të zhvillohet më 7 gusht në orën 17:00.
Berisha theksoi se kjo protestë ka për qëllim të kundërshtojë padrejtësitë që po u bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë.Ai i bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të marrin pjesë në protestë, duke u mbledhur më 7 gusht në orën 17:00 në Sheshin Skënderbeu.
“Si kandidat në garën për kryetar të Prishtinës, i jap mbështetje të plotë protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.
I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të bashkohen më 7 gusht, në ora 17:00, në Sheshin Skënderbeu!
Historia nuk mund të ndryshohet!
P.S Të gjitha legjionet Ilire,gati për protestë!” – shkroi ai.