Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur interpelancë të thirrur nga Grupi Parlamentar i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për ndalimin e shtesave nga Ministria e Financave për pensionistët, mjekët dhe policët.
Deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, tha se ju keni ndalur shtesat këtyre kategorive dhe në muajin maj paguat 11 milionë euro për strukturat kriminale serbe, që harxhojnë rrymë duke prodhuar bitcoin.
“Ne e dimë që 2 mijë polic po ashtu edhe kategori të tjera tashmë nuk i marrin shtesat. Ju ministër duke mos i dhënë këto shtesa keni kursyer rreth 200 mijë euro. Por, të kthehemi në majin e këtij viti ku 11 milionë euro paguat rrymë strukturave kriminale serbe, që harxhojnë rrymë duke prodhuar bitcoin. Kjo tani është fakt, nuk është populizëm”, tha Berisha.
“Ne mundemi mos me kuptu fjalën popullizëm, mirëpo me sa po shohim, nëse një polic i ka marr këto shtesa ka jetuar më mirë, deri kur ti ja ke ndal ato shtesa”, shtoi ai.