Bekë Berisha: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga ligji

| 11 Kor 2023 | 14:08 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar, siç ka thënë ai, dakordimin në mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe për veteranët.

Berisha përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky koordinim është bërë me i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t’i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së.
Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë.

Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur…

Të ngjashme