Bekë Berisha: Nuk kemi votë për Qeverinë, Albin Kurti është mirë ta mbajë fjalën që ka thënë se i ka votat

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3, raporton Ekonomia Online. Ai teksa hyri në Kuvend deklaroi edhe se Kurti do të ishte mirë të mbante fjalën që ka numrat.

“Është mirë me i mbajtë fjalët qata që thoshin nuk kemi votë për qeveri dhe Albin Kurti është mirë e i mbajtë fjalët që ka thënë i kemi votat.  Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë qeveri dhe besoj që do të shkojna në zgjedhje”, tha ai.

Të ngjashme