Tashmë është zyrtare, Bekim Balaj është lojtari më i ri i skuadrës austriake të Shturm Gracit.
Sulmuesi i Kombëtares përmes një postimi në “Instagram” ka pozuar me fanellën bardhezi të Shturmit.
Shkodrani la Akhmat Groznin në Rusi dhe shkoi në Austri si një lojtar i lirë.
Skuadra austriake, e mbylli kampionatin në vendin e pestë sezonin që lamë pas dhe është një klub me jo pak traditë në vendin e vet.
Ndërkaq Balaj ka shkkruar: “Kapitull i ri në karrierë time. Me zor pres të fillojmë. Faleminderit Shkumbin Qormemetin për marrëveshjen e arritur!”