Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, merr mbështetje në komunën e Vushtrrisë.
Ai vazhdën e aktivitetit të tij në fushatë zgjedhore e ka zhvilluar në fshatin Bukosh, ku entuziazmin dhe përkrahjen e kanë marr nga simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së.
Në një postim ne profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka shkruar se entuziazëmin dhe mobilizimin e gjetëm edhe në mesin e simpatizantëve dhe anëtarësisë së PDK-së edhe në Vushtrri dhe fshatin Bukosh në takimet që zhvilluam dje.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nuk ka ngrohtësi dhe miqësi më të sinqertë se takimet e shpeshta me bashkëfshatarët e mi.Rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit e bëmë të bashkuar rreth qëllimit madhor çlirimin e vendit.Sakrifica dhe momentet që kaluam së bashku gjatë luftës i ka mobilizuar edhe më shumë në përkrahje të programit të PDK-së që është program i rimëkëmbjes.Këtë entuziazëm dhe mobilizim e gjetëm edhe në mesin e simpatizantëve dhe antarësisë së PDK-së edhe në Vushtrri dhe fshatin Bukosh në takimet që zhvilluam dje.Rimëkëmbja e vendit mund të bëhet vetëm nga një parti serioze siç është PDK-ja, prandaj edhe qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e gjendjes aktuale në Kosovë.Na priftë e mbara së bashku me Ju mbështetës të sinqertë të PDK-së.
#PDK 134
#EnverHoxhaj 1
#BekimHaxhiu 109
#Rimekembje