Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Koosvës Bekim Haxhiu gjatë vizitës në qytetin e Mitrovicës ka parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë me çlirimtarët Kadri Veseli dhe Hashim Thaqin.
Ai tha se gjithë kjo mbështetje dhe mobilizim për Planin e Rimkëmbjës nuk është rastësi sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset vendit. Andaj qytetarët kanë vendosur që ta mbështesin në rrugëtimin e së ardhmes Partinë Demokratike të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Gjithë kjo mbështetje, ky mobilizim i qytetarëve për Planin e Rimëkëmbjes nuk është rastësi, por është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga njerëz që shkelen çdo kauzë, siç është premtimi për bashkim kombëtar, shkatërruan institucionet e themeluara me mund e gjak të dëshmorëve.Rinia e Mitrovicës, edhe sot e dëshmoi se vazhdon të jetë me Kadri Veselin,Hashim Thaçin e çlirimtarët tjerë.Kjo është Mitrovica e Isa Boletinit, e Mehë Ukës, e Artim Jasharit, e Rexhep Mitrovicës emrin e të cilit e mbanë Shtëpia e Kulturës, nga ku u përçua mesazhi mbështetës për PDK-në.#PDK 134#EnverHoxhaj 1#BekimHaxhiu 109#Rimekembje.