Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në facebook i ka bërë një pyetje Ministrisë së Shëndetësisë.
Haxhiu e pyet MSH-në se a është në dijeni që udhëheqja aktuale e SHSKUK-së është duke i detyruar punëtorët shëndetsorë të diagnostikuar me COVID-19 që të dalin në punë 5 ditë pasi që kanë rezultuar pozitiv.
“Pavarsisht gjendjes shëndetsore të punëtorëve shëndetësorë të diagnostikuar me COVID-19 pozitiv dhe me simptoma ata janë të detyruar të paraqiten në punë.
Sipas menaxhmentit të SHSKUK-së nëse punëtorët shëndetësorë nuk paraqiten në punë pas ditës së pestë që kanë rezultuar pozitiv edhe pse janë me simptoma atyre u hiqen ditët nga pushimi vjetor.
Ky vendim i menaxhmentit të SHSKUK-së është në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-se dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është shkelje edhe ligjit të punës”, ka shkruar Haxhiu.