Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur dezertor ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën, lidhur me raportimet se ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haxhiu ndërsa komentoi reagimet e Sveçlës rreth rastit të arrestimit të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, dha në Sytë 7 të Klan Kosovës, se deklaratat e tilla janë tejet shqetësuese.
”Duket sipas deklaratave edhe të vet Faik Fazliut, që edhe në stacion të policisë ka pasur kërcënime se ”Çka lyp ti në Prizren?””.
”Për mua më shqetësuese bën deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, [Xhelal Sveçla] apo kryepolicit të Kosovës, që invalidin e luftës e parafrazon si të fortë”.