Sot është mbajtur turneu i shahut në bibliotekën e qytetit të Lipjanit.
Një vizitë këtij turneu ia ka bërë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari.
Ahmeti dhe Jashari zhvilluan një ndeshje shahu kundër njëri-tjetrit.
“Kryetari Imri Ahmeti së bashku me Kryetarin e Skenderait Bekim Jashari dhe bashkëpuntor të tjerë kanë vizituar turneun e shahut që është mbajtur në ambientet e bibliotekës së qytetit, organizim ky për nderë të 22 vjetorit të çlirimit të Komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftimin e komunës.