Bekim Jashari: Nëna vetë ushqyese nga Klina e Epërme do të vendoset tek banesat sociale

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përsri nënën vetë ushqyese nga Klina e Epërme.

Përmes një shkrimi në facebook, ai ka thënë se zonjës Tahiri i është ofruar banim tek banesat sociale dhe se siç njofton Jashari ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa.

“Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar znj. Tahiri që ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë të mbajë atë në kushte të tilla përderisa ne i kemi ofruar banim tek banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa”ka shkruar Jashari në facebook. 

Jashari poashtu ka thënë se hoxhë, Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e banesës.

Postimi i tij i plotë:

Sot kam kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përseri nënën vetë ushqyese nga Klina e Epërme.
Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar znj. Tahiri që ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë të mbajë atë në kushte të tilla përderisa ne i kemi ofruar banim tek banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa.
Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e baneses për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.
Faleminderit i nderuar hoxhë për tërë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari


Të ngjashme