Bekim Jashari pas emërimit të Bashkim Jasharit komandant i FSK-së: Ah sikur të ishte gjallë Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Bekim Jashari ka bërë një postim emocional në faqen e tij në Facebook pas emërimit të Bashkim Jasharit komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoi deri në rënien heroike të tij”, ka shkruar ish-kryetari i Komunës së Skenderajt.

“Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdojë rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar”, ka theksuar ai.

POSTIMI I PLOTË:

Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Komandant Bashkim Jashari!

Të ngjashme