Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari Jashari përkujtoi sakrificën e familjes duke shtuar se do ta përcjellin amanetin e tyre.
Migjen Shala, nënkryetari i OVLUÇK-së, tha se vepra dhe heroizmin i familjes Jashari është shembull për të gjithë.
Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe kishin sulmuar familjen Jashari me armë të llojeve të ndryshme.
Sulmi i tretë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas luftimeve që kishin zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin, Adem Jasharin.