Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është zgjedhur kryesues i Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV).
Zgjedhja e tij u bë gjatë mbledhjes së sotme të bordit të kësaj agjencie ku ishin prezent kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe Bekim Jashari.
Gjate takimit, anëtarët e bordit e falenderuan AZHR- Veri për punën dhe përkushimin e vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik te rajonit veri.
Në fjalën e ti kryesuesi i posaemëruar i AZHRV-së, Bekim Jashari tha se ne si anëtarë te Bordit do ta mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal.
Njëkohësisht ai falënderojë të gjithë bashkëpunëtoret të cilët do të kontribuojnë në këtë drejtim.