Bekim Jashari thotë se e kemi amanet ta zhvillojmë shtetin

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 12:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se në 23-vjetorin e Epopesë së UCK-së, tha se shtetin e krijuan ata që nuk e kursyen as jetën, raporton Ekonomia Online.

Në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se brezat e ardhshëm e kanë obligim të punojnë për zhvillim, duke shtuar se falë punë së përbashkët Kosova tashmë e ka edhe ushtrinë.

“Sot falënderojmë NATO-n dhe shtete mike. Mirënjohje për diasporën për kontributin në luftën tonë”.

“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk e kursyen jetën e kemi amanet ta zhvillojmë. Në rrugën tonë duhet të jemi të bashkuar. Sot 24 vite pas falë punës së përbashkët kemi ushtrinë tonë”.

Të ngjashme