Bekim Jashari tregon se si ndodhi rrahja në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 19:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në llogarinë Facebook ka sqaruar opinionin për gjithë atë që ka ndodhur sot gjatë kohës sa po miratohej buxheti, për tensionet dhe sulmet nga ana e asamblistit, Malsor Bejta.

I pari i Skenderajt madje ka shprehur keqardhje për Bejtën, për të cilin thotë se ai është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale.

Ky është postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Sot u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Skenderajt, i cili u bë në bashkëpunim të plotë me qytetarë që kam takuar në çdo bashkësi lokale.
Edhe pse buxheti i Komunës u hartua bazuar në kërkesat e qytetarëve, kishte asamblistë të cilët nuk e përkrahen.

Ky është buxhet zhvillimor që planifikon investime në Parkun e Biznesit, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe infrastrukturë të përgjithshme, është buxhet i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një grupi të caktuar.

Grupacione të interesave të ngushta personale sot ishin organizuar që të pamundësojnë votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt.
Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosor Bejtes, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët.

Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë.

Ndiej keqardhje për sjelljen e asamblistit Bejta i cili aty është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale, por jo edhe për ata qytetarë, prandaj nuk i pamë në ditën kur qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët për të mos lejuar kalimin e Vuçiçit ne Drenicë.

Qytetarëve të Skenderajt iu urojmë votimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre, ndërsa të gjithë atyre që mendojnë bllokimin e zhvillimit të Skenderajt, ju themi se janë të dështuar.

Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar, sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj.
Prandaj për 20 vite nuk ka investitorë të huaj në Skenderaj, sot miratuam buxhetin i cili krijon parakushte për hapje të fabrikave në Skenderaj.
Urime, qytetarë të Skenderajt!

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme