Bekim Jasharit i hakohet faqja në Facebook

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se faqja e tij zyrtare, ‘Bekim Hamëz Jashari’ në rrjetin social facebook i është hakuar.

Jashari ka thënë se këtë e ka raportuar në organet e sigurisë. Ai ka shtuar se sulme të tilla flasin shumë për demokracinë, duke shtuar se individ e grupe të caktuara po e bëjnë këtë për qëllimet e tyre dashakeqe.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në facebook, Bekim Hamëz Jashari, ani pse ka qenë e verifikuar nga Facebook.

Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të Sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë. Sulmet e tilla të këtij niveli nga njerëz të porositur flasin shumë për demokracinë dhe nivelin e individëve e grupeve të caktuara, se çka janë në gjendje të bëjnë për qëllimet e tyre dashakeqe për vendin dhe popullin tonë.

Të dashur qytetarë, komunikimin e rregullt dhe transparencën që kam me ju, angazhimin tim për vendin dhe përkrahjen tuaj nuk mund ta ndalë askush. p.s Në fotografinë e bashkëngjitur gjendet postimi im i fundit.
Bashkë!

Të ngjashme