Bekim Sele ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kryetari i bordit, Besnik Boletini, ka bërë të ditur për Telegrafin se vet Sele i ka kërkuar dorëheqjen për shkak siç ka thënë angazhim në punë profesionale.
“Përmes këtij e-maili ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës! Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë kryesisht me punën time profesionale, me theks të veçantë, angazhimin në sferat e filmit dhe në punët e tjera akademike”.
“Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gatë kësaj periudhe dhe ju dëshiroj më të mirat!”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Bekim Sele
Bordi i RTK-së, ishte zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të 2021.
Anëtarë të Bordit të RTK-së: Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Shukrie Rama, Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj dhe Bekim Sele, i cili dha dorëheqje të mërkurën.
Ndryshe, bordi ditë më shpallë ka vendosur ta kthej në piken zero, konkursin për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së.