Mbrojtësi Leotrim Bekteshi ka vazhduar kontratën me Prishtinën deri në vitin 2021.
Këtë e ka konfirmuar Prishtina përmes faqes zyrtare në Facebook, transmeton Koha.net.
“Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Superligë, Leotrim Bekteshi, ka vendosur t’i qëndrojë besnik Prishtinës deri në verë të vitit 2021”, konfirmon Prishtina.